no-cover

Miguel Bosé, portreti i artistit që u rrit nga Picasso dhe Hemingway

4
846
0
Wednesday, 03 April 2019
Today
Sot ai bën 63 vjeç.
Këngëtar, sigurisht. Por edhe kompozitor, aktor dhe balerin.
Artisti për të cilin po flasim është Luis Miguel González Bosé, i njohur thjesht si Miguel Bosé, pesëdhjetë vite karrierë mbi shpatulla, një diskografi që përmbledh një vitrinë albumesh në studio dhe një filmografi prej 30 titujsh.
Miguel Bosé, u bë i dashur për publikun shqiptar, falë televizionit italian, ku ai performoi në disa formate të rëndësishme, gjatë viteve ’80-’90.
Ka lindur në Panama, nga një aktore italiane, Lucia Bosé, të cilës i ka marrë edhe mbiemrin dhe nga një baba tereador spanjoll.

 

Ai është rritur në një mjedis të mirë, rrethuar nga personalitete të shquara: përshembull regjisori Luchino Visconti, ishte kumbari i tij; piktori Pablo Picasso, që në moshën 4 vjeçare e çonte atë në mësimin e vallëzimit; ndërsa shkrimtari Ernest Hemingway e donte pa masë. Këta artistë të mëdhenj, duke qenë miq të afërt të familjes, ndikuan pa masë në formimin e Miguel Bosé.

 

E ka nisur karrierën si balerin, por ka bërë karrierë më shumë si këngëtar me albume dhe duete ku ka kënduar me këngëtarë të tillë, si Ricky Martin, Laura Pausini, Mina, Shakira, Jovanoti, etj.
Madje në kraharorin e tij ai ka bërë me tatuazh, fytyrat e të gjithë artistëve, më të cilët ka bashkëpunuar.

 

Sa i takon jetës personale, Migel Bosé, nuk ka vënë asnjëherë asnjë kufi. Në rininë e tij, ka pasur të dashura emra të njohur të televizionit italian, si Barbara D’Urso, apo Amanda Lear (në atë kohë muza e Salvadore Dali), e më vonë është deklaruar gay, madje duke u përfolur edhe për një lidhje me këngëtarin italian Tiziano Ferro.

 

 

Nga viti 2011 dhe deri në 2018, ishte në një lidhje me skulptorin Nacho Palau.
Nuk është martuar kurrë, por ka katër fëmijë të seksit mashkull, nga aplikimi i procedurës “shtatzani surrogato” ose më thjesht “grua e marrë borxh”.

 

Adi Basha

Radioman

75 posts | 1 comments

http://www.radiobar-on.com

Comments are closed.