Pasi ka publikuar këngën e parë, “Tenderness”, që i përket albumit me të njëjtin titull, basisti i “Guns N ‘Roses”, Duff McKagan, ka zbuluar një tjetër këngë nga albumi. Ajo mban titullin “Chip Away”
Albumi i ri si solist, do të dalë më 31 gusht të kësaj vere. Duke komentuar këngën, basisti i grupit legjendar ka rrëfyer se kënga e re, “Chip Away” është në një farë mënyre kundër lajmeve kabllore dhe agjendave të tyre, që bëhen për dollarin e plotfuqishëm”.
Kënga gjithashtu thekson faktin se historia përsërit veten përsëri dhe përsëri, dhe se ne të gjithë do të shkojmë më tutje së bashku”
Ja lista e këngëve të albumit:
01. Tenderness
02. It’s Not Too Late
03. Wasted Heart
04. Falling Down
05. Last September
06. Chip Away
07. Cold Outside
08. Feel
09. Breaking Rocks
10. Parkland
11. Don’t Look Behind You
Menjëherë pas lançimit të albumit, McKagan do të angazhohet me një varg koncertesh live në Shtetet e Bashkuara, nga maji deri në qershor. Edhë nga fronti i “Guns N ‘Roses”, ndonëse të rezervuara, nuk ka mungesë të lajmeve: Duff në një intervistë të fundit pati konfirmuar atë që tashmë është bërë e ditur edhe nga Slash, se grupi do të punojë për të krijuar muzikë të re.
McKagan gjithashtu ka bërë të njohur listën e këngëve të albumit të prodhuar nga Shooter Jennings si dhe u bëri të ditur fansave se do tu vihet në dispozicion edhe një disk në formatin vinyl, i verdhë dhe i kuq, me peshë prej 180 gr, të lidhur me një libër dyzet faqe – me fotografi të realizuara gjatë regjistrimit të albumit si dhe shënime të McKagan – një botim i kufizuar, një Cd dhe një litografi e nënshkruar nga basisti.