CHRIS MARTIN Veç një tastierë, një piano, dhe një pc. Chris Martin i Coldplay performon live nga stuido e shtëpisë së tij.
Lideri i grupit të së famshmes “Viva la vida” mbajti një koncert live në rrjetet sociale, për të mbyllur nismën “Together at home” (Së bashku në shtëpi), serinë e koncerteve virtuale që kulmuan në koncertin-ngjarje “One World”, të organizuar nga Lady Gaga me pjesëmarrjen e Rolling Stones, Paul McCartney, Billie Eilish, Lizzo dhe Taylor Swift.
Here’s Chris playing the final performance in the #TogetherAtHome series on Instagram Live today. Huge thanks to Mirko & Valerio for lending their incredible violin skills to Viva La Vida. PH
Geplaatst door Coldplay op Vrijdag 8 mei 2020
Këngëtari hapi shfaqjen live për fansat e tij me një lidhje të drejtëpërdrejtë me dy violinistët italianë, dymbëdhjetë vjeçarëve Mirko dhe Valerio, nga Siçilia, të cilët në rrjetët sociale kishin publikuar para disa ditësh një video ku argëtohen duke luajtur këngë të suksesshme me violinat e tyre dhe ndër ta, kishin interpretruar edhe “Viva la vida” nga Coldplay.
Pikërisht në fillim të koncertit të tij live, Chris Martin bëri një lidhje të re me dy italianët e talentuar dhe interpretoi përnjëherë me ta, duke sjellë një atmosferë të jashtëzakonshme: “Faleminderit djema për dedikimin tuaj”, i tha Chris Martin, pas përfundimit të pjesës dhe menjëhërë nisi performancën e tij.
Koncerti ishte i shkurtër, rreth njëzet minuta muzikë dhe të gjithë patën mundësi të shihnin liderin e Coldpaly të luante disa klasike të repertorit të grupit për fansët nga e gjithë bota, nga “Viva la vida” tek “Fix you”, duke kaluar përmes “Til kingdom come”, “Magic”, “God put a smile upon your face” dhe “In my place”.