German Rock Bands. Edhe pse arti dhe kinemaja gjermane kanë bërë padyshim emër, njerëzit harrojnë t’i japin muzikës gjermane atë që i takon me të vërtetë. Kjo ka të ngjarë të jetë aksidentale pasi shumë nga këta artistë i këndojnë këngët e tyre tërësisht në anglisht.
Disa nga këta grupe kanë përkthyer këngët e tyre në anglisht për të rritur audiencën, ndërsa të tjerë i kanë qëndruar besnik gjuhës dhe valëve të radios, duke u transmetuar më së shumti prej tyre.
Nëse jeni të mendimit se Gjermania është një terren i dobët sa i takon grupeve dhe këngëve, e keni gabim, sepse nuk njihni një pasuri të tërë muzikore gjermane. Ose mund të keni dëgjuar disa nga këto grupe muzikore gjatë jetës suaj dhe nuk e keni ditur se janë grupe gjermane.
Por gjithsesi është mirë që të mbledhim fakte muzikore, që ta njohim më mirë këtë vend, prandaj ne kemi grumbulluar disa grupe muzikore që mbase nuk e dinit se vijnë nga Gjermania
Të quajtur nga revista Rolling Stone “the heroes of hard rock” (heronjtë e hard rock-ut), The Scorpions janë konsideruar si një prej akteve më të mëdha muzikore brenda këtij zhanri.
The Scorpions arritën popullaritetin e tyre në fund të viteve ’70 – fillimi i viteve ’80. Grupi regjistroi në studio rreth 18 albume. Për më tepër, The Scorpions kanë luajtur 5.000 koncerte në mbi 80 vende të botës. Grupi ka njohur zëvendësime të shumta të anëtarëve të tij, që nga krijimi i tij në Hanover, që është edhe origjina e tij.
është një këngëtare shumë e dashur për vitet 80, këngët e saj pop janë bërë hite që të gjithë i dinë. Ajo ka kënduar këngë si “Ever Lasting Love,” dhe “Maria Magdalena”. Sandra është një domosdoshmëri gjermane e pop-it, për t’u dëgjuar, për t’u parë dhe për t’i kërcyer të gjitha këngët e saj.
Ky grup i rock-ut eksperimental nga Cologne është, pa dyshim, një nga grupet më cool dhe pranohet nga të gjithë se ata janë përgjegjës për krijimin e zhanrit German Krautrock. Muzika e tyre vjen që nga 1960 në 1990, por ata kanë frymëzuar shumë banda që ne sot i njohim dhe i respektojmë.
Nëse flasim për modën e flokëve, përnjëherë na shkon mendja tek Modern Talking. Ky grup ka gjithçka për brunët dhe biondët, për meshkujt dhe femrat. Ky grup gjerman u krijua në Gjermaninë Perëndimore në vitet ’80 dhe pas një kohe shumë të shkurtër njohu suksesin. “You’re my Heart, You’re my Soul”, ka qenë pa asnjë dyshim në playlistat e radiove anekënd botës.
E mbani mend Sandrën, për të cilën shkruam pak më përpara? Mirë, Enigma ishte projekti i ish burrit të parë të saj. Enigma nuk është domosdoshmërisht pjesë e playlistave të kërcimit, por nëse kërkoni pak në kujtesën muzikore të disa viteve përpara, sigurisht që Enigma do ju vijë në mendje. Shumë e këndshme për t’u dëgjuar, ndërsa vrisni kohën ose e merrni shtruar.
Po shkojmë tani në mesin e viteve ’70 me një grup pop gjerman.
Boney M. ka bërë muzikë pop, përpara se ne të pëlqenim muzikën pop. Boney M. ishte një grup nga Gjermania Perëndimore që mbulonte zhanre të tilla, si disco, R&B, Europop dhe madje edhe reggae.
Banda muzikore, megjithëse kishte në përbërje edhe karaibianë, u themelua nga gjermani Frank Farian. Ashtu si edhe disa banda të tjera të Gjermanisë Perëndimore, ky grup u bë ndër më të njohurit në botë gjatë viteve 80 dhe 90.
shpërtheu në skenën e muzikës ndërkombëtare vetëm tre vjet më parë kur dueti publikoi “Stolen Dance”, e cila u rendit si numri 1 në shumë vende evropiane. Duke nisur rrugëtimin e tyre nga Kassel (qytet i artit në Gjermani), Milky Chance ka arritur sukses global.
Ata kanë qenë të ftuar në produksionin e madh televiziv amerikan Jimmy Kimmel Live, dhe ata kanë luajtur në House of Blues (Shtëpia e famshme e Bluzit), po aq mirë sa edhe në Coachella (festival i përvitshëm i muzikës që bëhet në California. Sidoqoftë, stili i tyre i ëmbël të krijon menjëherë impresionin e magjisë së natës së Berlinit.
Muzikanti pop Andreas Dorau ka lindur në 1960 dhe ka një influencë të madhe në muzikën e viteve ’80. Shumica e këngëve të tij janë në Gjermanisht, por mund të gjeni edhe disa këngë në anglisht dhe gjermanisht, si “Stoned Faces Don’t Lie”. Ai e shkroi këngën e parë kur ishte vetëm 16 vjeç, gjë e cila tregon për një talent të pazakontë
Eshtë një grup i ri berlinez, që jep shfaqje në çdo cep të Berlinit, pra ka lindur në rrugë dhe po prej aty është bërë i njohur.Eshtë i njohur konflikti me policinë në stacionin U-bahn stations. Por nuk është ky fakti që i ka bërë të njohur, por prania e një bateristi unik. Ky grup është lëvrues i një zhanri eksperimental të muzikës rock, që ka lindur në Berlin, e që quhet German Krautrock (muzikë kozmike).Pa frikë themi se ata janë lëvruesit më të mirë të Krautrock sot.
Të gjithë ne e njohim këngën “Forever Young”, e drejtë apo jo? Eshtë kënga që bëri të njohur në vitet’80, grupin Alphaville, nga krijimi deri më sot, pasi ato akoma janë aktivë. Mjaft interesantë, ata e quajtën grupin e tyre “Forever Young,” por më pas e ndryshuan në Alphaville.“Big in Japan” nuk është kënga e tyre më e njohur, por sigurisht një ndër më të mirat, në listë për ta kërcyer në një party.
Jemi dakord, industria e muzikës metal nuk do të ishte asgjë, nëse nuk themi se është diçka gjermane.Edhë nëse ju nuk i pëlqeni tingujt e dhunshëm, është një grup, që jua bën më të thjeshtë. Ju duhet të jeni të vetëdijshëm. Ata përveçse në gjermanisht, këndojnë edhe në disa gjuhë, gjë e cila i bën universal. Eshtë e pamundur të flasim për muzikën gjermane, pa iu referuar Rammstein.
Eshtë banda më e mirë elektronike e çdo kohe. Ndoshta kurrë nuk do të kishim pasur muzikë elektronike, nëse nuk do të ishin Kraftwerk, ose kurrë s’do ta kishim pasur atë në mendje dhe zemër, nëse nuk do ishte ky grup. Ne i duam Kraftwerk dhe ju gjithashtu!
jane banda me e mire dhe perfaqesuese Heavy Metal qe vjen nga Gjermania ne vite.
Ata u formuan ne 1976 nga kitaristi Wolf Hoffman, vokalisti Udo Dirkschneider dhe basisti Peter Baltes ne Solingen.
Banda vazhdon aktivitetin dhe sapo ka publikuar nje album te ri ne 2019-en por nga perberja e dikurshme ka mbetur vetem Hoffman, nderkohe qe Udo ka 10 vjet qe e ka lene banden dhe ACCEPT degjohen nepermjet zerit te italo amerikanit Mark Tornillo.