no-cover

SOT ËSHTË DITA PËR TË RIKUJTUAR 10 KËNGËT MË TË MIRA TË NIRVANA-VE

5
1337
0
Friday, 05 April 2019
Today

Historia e grupit “Nirvana”përfundoi papritmas, më 5 prill 1994, ditën kur Kurt Cobain humbi jetën. Grupi kishte realizuar vetëm tre albume në studio, por gjithashtu kishte mbledhur tonelata me materiale të pa publikuara dhe një numër gjigand fansësh që vazhdon të rritet vit pas viti. 25 vite pas vdekjes së Cobain, do të dëgjojmë përsëri këngët më të rëndësishme të grupit.

 

10. “Lounge Act” nga Nevermind (1991)


Kënga tregon historinë e një njeriu që nuk është në gjendje të zgjedhë mes një femre dhe grupit të tij. Një dilemë që Cobain e përjetoi në fillim, kur suksesi i papritur i grupit krijoi tensione me të dashurën e tij, Tracy Marander. Grupi nuk mundi të gjejë një mënyrë për t’i dhënë fund këngës, kështu që ata vendosën ta ngadalësonin shiritin.

 

9. “Sappy” nga “No Alternative” (1993)


Kurt Cobain kaloi vite të tëra për të përsosur këngën “Sappy” dhe u përpoq ta regjistronte disa herë, nga viti 1987 deri në vitin 1993. Kënga kurrë nuk arriti ta bindte atë me të vërtetë, por në fund grupi pranoi ta publikonte si një këngë “bonus”në diskun e bamirësisë “No Alternative”, publikuar në vitin 1993 për të financuar kërkimin e mjekimit kundër SIDA-s.

 

8. “In Bloom” nga “Nevermind” (1991)


“In Bloom”, pikturohet portreti i një të apasionuari pas rock-ut, i përshkruar në vargje si “(he) likes to shoot his gun” dhe “(he) likes our pretty songs”. Kënga ishte shkruar përpara se grupi “Nirvana” të mblidhte rreth vetes një publik të madh dhe Cobain ndihej i terrorizuar nga ideja që njerëz të dhunshëm mund ta vlerësonin muzikën e tij. “In Bloom” nisi si një këngë punk, por Cobain kërkonte tek kjo këngë një shpirt më të butë, që ta regjistronte në kohë për albumin Nevermind. Në sajë të një koençidence surreale, “In Bloom” u bë hit dhe i solli atij para sysh të gjithë fansat që ai nuk i donte. Këndonin me të çdo natë, edhe pse nuk e kuptonin domethënien. Nëse do ta thonim në mënyrë më delikate, Cobain kishte ndjenja të ngatërruara në raport me famën dhe suksesin.

 

7. “Aneurysm” nga “Smells Like Teen Spirit” (1991)


Marrëdhënia e trazuar midis Kurt Cobain dhe këngëtares Toby Vail nga “Bikini Kill” frymëzoi shumë nga këngët më emocionuese të grupit “Nirvana”, duke përfshirë edhe “Aneurysm”. “Love you so much it makes me sick,” këndon Cobain. “She keeps it pumpin’ straight to my heart”.
Toby Vail kishte provokuar edhe një “aneurisma”, por pak pas daljes së këngës, filloi të frekuentonte Courtney Love.
Kjo këngë ishte fiksuar në skaletën e koncerteve dhe është akoma edhe sot ndër më të dashurat e publikut.

 

6. “All Apologies” nga “In Utero” (1993)


Edhe pse “All Apologies” është një nga pikat më të rëndësishme të albumit “In Utero”, versioni që të gjithë e dinë është regjistruar në nëntor 1993 për MTV Unplugged. Duke parë përsëri performancën pas vdekjes së Cobain, është e vështirë të mos mendosh se kënga është si një shënim lamtumirës. “I Wish I was like you”, këndon Kurt për audiencën e tij të madhe. “Easily amused”. Kënga përfundon me përsëritjen e vargut “all in all is all we are” për 13 herë.

 

5. “Drain You” nga “Nevermind” (1991)


“Nirvana” kishte shkruar shumë nga këngët e “Nevermind” para regjistrimit të albumit, por Drain You u konceptua dhe u regjistrua direkt në Sound City Studio, gjatë seancave.
Cobain nuk tha kurrë se kush e frymëzoi këtë këngë dashurie, por e dimë se është shkruar tre muaj pas takimit të tij të parë me Courtney Love. Kurt gjithmonë tha se ishte një nga këngët e tij të preferuara të grupit “Nirvana”, dhe ata luajtën praktikisht çdo koncert në të tre vitet e fundit të karrierës së tij.

 

4. “Come As You Are” nga “Nevermind” (1991)


Kurt Cobain ishte një tifoz i madh i “Pixies” dhe shpesh përdorte stilin e tyre të shkrimit bazuar në alternimin e dinamikës së fortë dhe momenteve të qeta. “Kjo formulë më lodh,” tha ai për Rolling Stone në vitin 1994. “Tani e zotërojmë atë.” Kjo teknikë nuk u përdor kurrë më mirë se sa tek kënga”Come As You Are”. Radiot e trasmetonin herë pas here dhe e ndihmuan grupin të bëhet një nga grupet më të dashura të planetit. Versioni Unplugged është veçanërisht i fuqishëm dhe përsëritja e vargut “I don’t have a gun”, jep akoma të dridhura.

 

3. “Heart-Shaped Box” nga “In Utero” (1993)


Në një intervistë për revistën “Rolling Stone” në vitin 1994, Courtney Love tha se e kishte dëgjuar Kurtin duke punuar për këngën “Heart-Shaped Box”. “Kurt ishte fshehur për të shkruar “Heart – Shaped Box”, ai e perfundoi atë në 5 minuta. U përpoq ta fshinte nga unë, por munda ta dëgjoja nga kati poshtë. Kur kënga përfundoi u përfshi tek albumi “In Utero”. Prodeucentët e albumit ishin mjaft të shqetësuar se kopertina nuk ishte aq komerciale. Pastaj vite më vonë, Courtney Love tregoi se kënga ishte e dedikuar për vaginën e saj.

 

2. “Smells Like Teen Spirit” nga “Nevermind” (1991)


“Smells Like Teen Spirit” është kënga që ndryshoi karrierën e grupit “Nirvana” dhe lindi një epokë të re të muzikës. “Doja të shkruaja këngën definitive të pop-it,” i tha Cobain revistës “Rolling Stone” në vitin 1994. “Doja të vidhja Pixies … variacioni me kitarrë është një klishe. Edhe për t’u luajtur është një siklet…..Gjithkush u fiksua me atë këngë. Arsyeja pse është e suksesshme është se të gjithë e kanë parë videon në MTV. Njerëzit e mbërthyen atë në trurin e tij. Ndërsa unë mezi pres ta përfundoj atë….Dua ta hedh kitarrën në dysheme dhe të largohem”.

 

1. “Lithium” nga “Nevermind” (1991)


Ndoshta, të gjithë mendonin se “Smells Like Teen Spirit” do të renditej në vendin e parë të kësaj renditjeje, por ne mendojmë se vendi i parë i takon këngës “Lithium”. “Lithium” është një këngë për një njeri që gjen besimin pas vdekjes së të dashurës së tij. E josh atë, si një dozë litiumi real. “Gjithmonë kam menduar se ka njerëz që kanë nevojë për besim në jetën e tyre”, ka deklaruar Cobain. “Kjo është në rregull.” Nëse është një mënyrë për të shpëtuar dikë, atëherë është në rregull. Dhe protagonisti i Lithium e kishte këtë nevojë!

 

Adi Basha

Radioman

60 posts | 0 comments

http://www.radiobar-on.com

Comments are closed.

WP RSS Plugin on WordPress