TODAY IN MUSIC: PINK FLOYD, ROLLING STONES, MIA MARTINI

TODAY IN MUSIC: PINK FLOYD, ROLLING STONES, MIA MARTINI

5
1159
0
Tuesday, 12 May 2020
Today

12 MAJ

  • 1967: Në Queen Elizabeth Hall të Londrës, Pink Floyd zhvilluan koncertin e parë me efekt “audio surround” në histori, duke përdorur sistemin e tyre të transmetimit kuadrafonik. Shfaqja titullohej “Games for May”. Me këtë rast lideri i atëhershëm i grupit , Syd Barrett shkroi një këngë me atë titull, e cila më vonë do të njihej si “See Emily play”.

PINK FLOYD


  • 1968: Pas marrjes së çmimeve vjetore nga revista New Musical Express, themeluesi i Rolling Stones, Brian Jones interpretoi për herë të fundit live me grupin të cilin krijoi dhe i dha emrin, Rolling Stones, në Empire Pool në Londër. Grupi performoi “I Can’t Get No Satisfaction” dhe prezantoi single-in e ri “Jumpin’ Jack Flash”. Pas vdekjes së tij, vendin e zuri karizmatiku Mick Jagger.

BRIAN JONES (ROLLING STONES)


  • 1995: Më 12 maj 1995 vdes në moshën 47 vjeç. Mia Martini, një nga këngëtaret më të mëdha të muzikës italiane. Trupi i këngëtares u gjet dy ditë më vonë, më 14 maj, në banesën e saj në një provincë të Varezes, nga zjarrfikësit që bastisën shtëpinë me kërkesë të menaxherit të saj, pasi prej ditësh këngëtarja nuk përgjigjej. Zjarrfikësit e gjetën atë në shtrat, në pizhame, me kufje në vesh.
    Këngëtarja, Domenica Rita Adriana Berté e njohur si Mimì, në art Mia Martini, është motra e këngëtares Loredana Berté. Lindi në Reggio Calabra më 1947.

MIA MARTINI


  • 1972: Del në Britaninë e Madhe “Exile on Main St.”, doppio albumi i Rolling Stones.

ROLLING STONES

Adi Basha

Radioman

78 posts | 1 comments

http://www.radiobar-on.com

Comments are closed.