AXL ROSE POLEMIZON PER KORONAVIRUSIN DHE PUBLIKON NJE LIBER PER FEMIJE

AXL ROSE POLEMIZON PER KORONAVIRUSIN DHE PUBLIKON NJE LIBER PER FEMIJE

11
1047
0
Thursday, 07 May 2020
News

Ashpërsohet komunikimi në Twitter midis Axl Rose dhe Steve Mnuchin, sekretari i thesarit të Shteteve të Bashkuara. Kjo u shkaktua, pasi sekretari gjatë orëve të fundit dha një intervistë në revistën Forbes, në të cilën ai ftoi qytetarët amerikanë të rivlerësonin turizmin vendas në mbështetje të ekonomis, pasi aktualisht është e pamundur të parashikohet se kur do të fillojnë udhëtimet ndërkombëtare, të cilat janë të ndërprera, për shkak të koronavirusit.
Lideri i grupit “Welcome to the jungle” përmes një tweet-i, komentoi deklaratën e Mncuchin: “Eshtë zyrtare! Nuk ka rëndësi se çfarë mendonit më parë për Steve Mncuchin, ai është përfundimisht një gomar”. Por përgjigjja e sekretarit për thesarin e Shteteve të Bashkuara nuk vonoi shumë: “Çfarë ke bërë së fundmi për vendin tënd”, – replikoi ai në Twitter, duke shkruar mbi sfondin e flamurit amerikan.

Topi më pas u kthye në fushën e Axl i cili shkroi: “Unë nuk jam përgjegjës për vdekjen e mbi 70 mijë njerëzve dhe nuk mbaj ndonjë përgjegjësi zyrtare ndaj popullit amerikan. Unë nuk dal nëpër televizione për t’u thënë qytetarëve se ata duhet të udhëtojnë brenda Shteteve të Bashkuara gjatë një pandemie “.

Guns N ‘Roses ndërkohë njoftojnë botimin e një libri për fëmijë. Titullohet “Sweet child o ‘mine” (si kënga, e cila në të vërtetë ka shumë pak lidhje me fëmijët: teksti i kushtohet një gruaje) dhe është një libër i ilustruar që – sipas asaj që parashikon në faqen e internetit të revistës amerikane “People” – tregon historinë e dy vajzave, Maya dhe Natalia Rose (ato janë vajza dhe mbesa e menaxherit të grupit, Fernando Lebeis), të cilat u rriten duke ndjekur grupin rock në turet e tij në të gjithë botën. Libri do të dalë në librari me datë 1 shtator.

[wpdevart_facebook_comment facebook_app_id=”1504045363100579″
curent_url=”https://www.facebook.com/RadioBarOn//” title_text=”Facebook Comment” order_type=”social” title_text_color=”#000000″ title_text_font_size=”22″ title_text_font_famely=”monospace” title_text_position=”left” width=”100%” bg_color=”#d4d4d4″ animation_effect=”random” count_of_comments=”2″ ]

Adi Basha

Radioman

81 posts | 1 comments

http://www.radiobar-on.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *