Duke përdorur fjalët e një naivi, që do të pëlqente të kishte qenë një qaraman i zhburrëruar fëminor, kjo letër ka për të dalë tepër e thjeshtë për t’u kuptuar. Të gjitha paralajmërimet për rrjedhën e Pank Rokut përgjatë këtyre viteve, që nga hyrja ime e parë, te angazhimi etik me pavarësinë e pranimit të bashkësisë suaj, dolën shumë të vërteta.
Unë nuk e kam provuar eksitimin duke e dëgjuar muzikën, më shuë sesa duke e krijuar atë, duke e regjistruar dhe duke e shkruar për shumë vite. Ndihem pabesueshmërisht fajtor për këto gjëra.
Për shembull, kur isha në mbrapaskenë, e dritat fikeshin dhe zhurma e turmës fillonte… nuk më shkaktonte pasojën që i shkaktonte Freddie Mercury, të cilit dukej se i pëlqente.
Të dish të shijosh dashurinë dhe adhurimin e turmës, është diçka që e kam admiruar dhe e kam pasur zili.
E vërteta është se nuk mund të gënjej asnjërin prej jush. Nuk do të ishte e drejtë as për ju, e as për mua. Krimi më i madh që mund të mendoj është të mashtroj njerëzit e të bëj sikur jam totalisht i lumtur. Nganjëherë ndihem sikur më duhet një shqelm i fortë në prapanicë, për t’u ngjitur në skenë.
Kam tentuar me të gjitha forcat që ta pëlqej këtë gjë (dhe e kam bërë, Zot, më beso e kam bërë), por kjo nuk është e mjaftueshme.
E kam çmuar faktin që unë, ne, kemi ndikuar dhe kemi zbavitur shumë njerëz.
Unë duhet të jem një nga ata narçizistët, që i vlerësojnë gjërat kur nuk janë më. Jam shumë i ndjeshëm. Kam nevojë që të jem lehtësisht i mpirë për të gjetur entuziazmin që kam pasur qysh se isha fëmijë.
Në tre udhëtimet tona të fundit kam pasur shumë vlerësime nga të gjithë njerëzit që kam njohur personalisht, apo si adhurues të muzikës sonë, por vazhdoj të mos mundem ta zhduk zhgënjimin, ndjenjën e fajit dhe përgjegjësinë që kam përballë të gjithëve.
Ka diçka të mirë brenda të gjithëve ne, e mendoj se thjesht i kam dashur njerëzit me tepri. Aq shumë sa trishtohesha.
I trishtuari i vogël, i ndjeshëm, i pakuptueshëm, i lindur në shenjën e peshqve, njeri i Zotit! Pse thjesht nuk dëfrehesh? Nuk e di!
Kam nji grua hyjnore që rrezaton dëshirë e emocion… dhe një vajzë që më kujton tepër atë çfarë kam qenë. Plot me dashuri e ngazëllim, që u qesh terë njerëzve që takon, sepse të gjithë janë të mirë e askush s’ka për t’i bërë keq. E kjo më tmerron deri në pikën që mezi mundem të jetoj. Nuk mundem ta duroj mendimin që Frensis të bahet vetëshkatërruesja mjerane, rokeri i keq që unë jam bërë.
Kam kaluar momente të bukura dhe jam mirënjohës, por qysh kur isha shtatë vjeç, jam mbushur me urrejtje ndaj njerëzve… vetëm sepse duket kaq e thjeshtë për ta që të vazhdoj të përngjasoj…Emocion! Vetëm sepse dua dhe ndiej tepër keqardhje për njerëzit, besoj.
Faleminderit të gjithëve, nga pusi i stomakut tim të djegur e të përzier, për letrat tuja dhe interesimin që keni treguar gjatë viteve që shkuan.
Jam një fëmijë tepër i paqendrueshëm dhe tekanjoz! Nuk ndiej më pasion, e prandaj keni parasysh: Eshtë më mirë të digjesh nga një shpërthim se sa të shuhesh ngadalë.
Paqe, dashuri, emocion.
Frencis e Cortney, do të lutem për ju
Të lutem, vazhdo Cortney…
për Frencis
për jetën e saj që do të jetë shumë më e lumtur pa mua…
Të Dua, Ju Dua!
Kurt Cobain Rest In Peace Father Of Grunge