Francesco De Gregori mbush 68 vjeç!

Francesco De Gregori mbush 68 vjeç!

4
757
0
Thursday, 04 April 2019
Today

Sot, 68 vjeç është një nga artistët më të rëndësishëm të muzikës italiane, i aftë për të pushtuar breza italianësh edhe pas shumë vitesh, duke ruajtur hijeshinë e tij si poet dhe kompozitor.

 

Ne, si njohës dhe ndjekës pasionant të muzikës më të mirë italiane, nuk kishim se si linim jashtë lajmin për ditëlindjen e një personi, emrin e të cilit kemi dëgjuar të përmendet me adhurim, nga gjithkush që bën dhe e do muzikën në Itali. E kemi parë si referencë, si artist potencial dhe mesazhues i drejtpërdrejtë.

 

Kantautor roman, në 50 vite karrierë, ka koleksionuar një numër të madh suksesesh, që nga “La donna cannone”, tek “Generale”, që nga “Alice” tek “Rimmel”.
Ai bëri debutimin e tij në fund të viteve gjashtëdhjetë, por disku i parë i përket vitin 1972, Theorius Campus, realizuar me Antonello Venditti. Në vitin 2015 De Gregori këndon “Bob Dylan – Amore e furto”, albumi i fundit në studio.

 

 

Francesco De Gregori nuk është një nga të shumtët. Nuk mund të jetë. Vërtet, çdo muzikant është unik në mënyrën e vet, por në këtë rast është ndryshe. Ai arriti të rrëmbejë vëmendjen edhe të “llastuarve muzikalisht”, duke thënë: “kam kënduar edhe këngët e miat, edhe muzikë popullore, duke përqafuar muzikn rock dhe duke e harmonizuar me pop-folk-un që më bëri të famshëm”.

 

Në një spektër emocionesh që shkojnë nga etika tek letërsia, me vështrimin tek historia dhe duke mbajtur hapin edhe tek aktualiteti, del në pah edhe ana e tij romantike. Dhe ndoshta është kjo që ka zënë më shumë vend në zemrat e të apasionuarve, të dashuruar me kantautorin e gati 50 viteve në muzikën italiane.

 

Tregimi i të gjitha emocioneve që Francesco De Gregori këndoi në disa rreshta nuk është e lehtë.
49 albume, përfshi disqe dhe koncerte live. Një karrierë që filloi në vitin 1969 dhe u zhvillua me klas dhe hijeshi, gjithmonë në kërkim të novacionit dhe me një pasion artistik për Bob Dylan, për të cilin ka shrehur hapur adhurimin dhe dëshirën për t’iu afruar sa më shumë stilit të këngëtarit amerikan.

 

 

Gjashtëdhjetë e gjashtë vite mbi shpatulla dhe një festë e madhe e muzikës italiane: urimet më të mira për Maestro De Gregori.

Adi Basha

Radioman

77 posts | 1 comments

http://www.radiobar-on.com

Leave a Reply

Your email address will not be published.