Fiorella Mannoia: Quello che gli “anni” non dicono!

Fiorella Mannoia: Quello che gli “anni” non dicono!

4
814
0
Thursday, 04 April 2019
Today
Interpretuesja romane feston sot ditëlindjen. Le t’i përshkruajmë së bashku etapat më themelore të karrierës së saj të jashtëzakonshme.

 

Karriera diskografike e këngëtares italiane Fiorella Mannoia, nis në fund të viteve 60, por u ngrit fuqishëm në fillim të viteve 1980.
Artistja romane, e lindur më 4 prill 1954, është një nga zërat më të dashur të muzikës italiane.
Ajo ka realizuar gjithsejt 39 albume, 5 filma dhe disa prezantime dinjitoze në festivalin e Sanremos.
Sot, më 4 prill Fiorella mbush 64 vjeç dhe konsiderohet si një nga interpretueset më të mëdha të pop-it italian.

 

 

Debutimin e parë në muzikë e bëri në vitin 1968 me “Un bimbo sul leone”, nga Adriano Celentano.
Përvoja e çon atë të nënshkruajë kontratën për singel-in e parë në vinyl. Në 1970 nxjerr albumin e parë “Mannoia Foresi & Co”.
Duke punuar me bashkëpunëtorët më të mëdhenj të viteve ’80, Fiorella gjatë asaj dekade shënoi një sërë suksesesh që do ta vendosnin atë mes më të mirëve të muzikës italiane.
Në 1980 regjistroi me Pierangelo Bertoli “Pescatore”, një nga duetet më të famshme të periudhës.
Vitin më pas, “Caffè nero bollente”, e cila renditet e njëmbëdhjeta në Sanremo, por që sot konsiderohet si një nga këngët e tij më të dashura dhe plot tituj të tjerë, këngë unike.

 

 

Duke ardhur deri sot, kur ajo është një autoritet i padiskutueshëm muzikor.
Në më shumë se 40 vite karrierë ajo ka kënduar pjesë të artistëve të një kalibri të lartë, si : Enrico Ruggeri, Ivano Fossati, Riccardo Cocciante, Francesco De Gregori, Ron, Samuele Bersani, Daniele Silvestri, Vasco Rossi, Luciano Ligabue, Jovanotti, Pino Daniele, Franco Battiato, Giuliano Sangiorgi, Tiziano Ferro dhe shumë të tjerë.

 

 

Të panumërta këngët që kanë mbetur në kujtesën kolektive të publikut: që nga “Caffè nero bollente” tek “Come si cambia”, për të kaluar tek “Quello che le donne non dicono”, “Le notti di maggio”, “Il tempo non torna più”, “I venti del cuore”, “Oh che sarà”, “Il cielo d’Irlanda”, “Sally”, “Fragile”, ‘Il re di chi ama troppo”,”Io non ho paura”, ‘Le parole perdute”, “Perfetti sconosciuti”, “Combattente” dhe “Che sia benedetta”, me të cilën mori vjet pjesë në festivalin e Sanremos pas një pauze 29 vjeçare.

 

 

Të përmbledhësh karrierën e Fiorella Mannoia në pak rreshta është e pamundur.  Karizma dhe delikatesa e saj janë gjithmonë një arsye e fortë për të tërhequr rreth vetes penat më prestigjoze italiane, që lëshohen për t’ia besuar asaj këngën e tyre.
Nënshkrimi i saj stilistik është i rrënjosur në interpretim, për ta bërë atë një artiste të gjithanshme dhe të plotë, të pajisur me një impostacion natyral dhe disa herë, edhe interpretim teatral të disa prej vargjeve.

 

Protagoniste e padiskutueshme e këngës, asaj i duhet njohur merita që ia ka dalë të seleksionojë dhe të kurojë më sukses repertorin që ka kënduar gjatë viteve.
Jetë të gjatë mbretëreshës flokëkuqe !

Adi Basha

Radioman

77 posts | 1 comments

http://www.radiobar-on.com

Leave a Reply

Your email address will not be published.