STING RISJELL ME TE MIRAT E KARRIERES NE “MY SONGS”

STING RISJELL ME TE MIRAT E KARRIERES NE “MY SONGS”

5
751
0
Friday, 29 March 2019
News
Sting: versione të reja të ‘Demolition Man’, ‘Desert Rose’ e ‘Brand New Day’3 këngët bëjnë pjesë në albumin e ri “My Songs” te basistit dhe solistit te njohurSting ka prezantuar versione të reja të tre prej këngevë më të njohura, “Demolition Man”, “Desert Rose” e “Brand New Day”, pjesë të albumit të tij të ardhshëm, “My Songs”, që do të dalë me 24 Maj.

 

[read more]

 

“My Songs” do të shohë Sting të riinterpretoje këngët më të rëndësishme të karrierës së tij, si solist dhe si pjestar i The Police.Këngët që sapo ka prezantuar tregojnë më së miri shpirtin e projektit, në menyrë të veçantë tek kënga “Demolition Man”, në të cilën ka transformuar melodine reggae të interpretuar ne versionin origjinal nga Grace Jones e më pas nga The Police në albumin “The Ghost Machine” , në një këngë me shpërthime dhe variacione Rock.

 

 

Lista e këngëve në “My Songs” përmban edhe “Message in a Bottle”, “Englishman in New York”, “Every Breath You Take”, “Fields of Gold” dhe një version Live të “Roxanne”.

 

 

Një edicion deluxe i albumit do të përmbaje edhe 4 versione të tjera Live të klasikeve të tij, “Synchronicity II”, “Next to You”, “Spirits in the Material World” e “Fragile”.

[/read]

Adi Basha

Radioman

77 posts | 1 comments

http://www.radiobar-on.com

Leave a Reply

Your email address will not be published.