TRE GRUPET SERBE QE BENE HISTORINE E ROCK-UT NE BALLKAN

TRE GRUPET SERBE QE BENE HISTORINE E ROCK-UT NE BALLKAN

5
1187
0
Sunday, 24 March 2019
Vinyl
Serbia ishte nje prej skenave rock me te suksesshme te ballkanit te viteve 70-80 dhe konkurentet e saj shiheshin vetem ne Bosnje dhe Kroacine e atyre viteve.

 

[read more]

RIBLJA ČORBA

”Kada Padne Noc” (Kur vjen mbrëmja), rrëfen vuajtejt e një mashkulli kur bie mbrëmja dhe është vetëm, pa të dashurën e tij. Dhe në këtë vetmi të natës, ai ndihet i pazoti, për të mos menduar për të dashurën, kërkon ndihmë, madje edhe vdekja i duket e mërzitshme…

 

Si fillim po ju servirim nje supe peshku, Riblja Čorba!
Në fakt po flasim për grupin Riblja Čorba një bandë rroku shumë e suksesshme në fillim të viteve ’80 në Beograd. Banda ishte një prej më popullloreve dhe më me influencë në skenën serbe të rrokut.
Në mes te viteve 80 grupi beri nje rikthim triumfues me albumin Istina (1985). Deri në fund të dekadës dhe shpërbërjes së Jugosllavisë, grupi ka arritur ta ruante popullaritetin e tij, por pas fillimit të konflikteve në vendet ish jugosllave, ndikimi i grupit në Kroaci dhe Bosnjë-Hercegovinë, ra ndjeshem dhe kjo erdhi si shkak i nacionalizmit serb te Gjordjeviç-it, liderit te grupit. Gjithsesi Gjordjeviç e kundershtoi edhe regjimin e Sllobodan Millosheviqit, duke demonstruar qëndrimin e tij në albumet e  “Riblja Čorba” regjistruar gjatë viteve 1990.
Që nga fillimi i viteve 2000, grupi ka arritur të mbetet një nga aktet më të lartë të skenës së rokut serb,aq sa revista “New Musical Express” ka shkruar se “…Riblja Čorba ëshë gjëja më popullore në Jugosllavi pas Titos…..”
Tekstet e këngëve zakonisht shkruheshin nga solisti i grupit, Bojan Djordjević, një artist me mjaft influencë dhe konfliktual njëkohesisht.
Provokimet shoqërore dhe politike të lidhura me tekstet e këngeve, u vlerësuan nga kritikët, pavaresisht se shpesh shkaktonin skandale të mëdha në media.

ZANA

Grupi Zana nën vokalin e Zana Nimanit ishte e orientuar drejt muzikës synthpop. Pas largimit të vokalistes, Zana Nimani, drejt Amerikës, në 1985 grupi shkoi më shumë drejt rrymave pop dhe rock. Ndërkohë në vend të Zanës, vokaliste e grupit në 1990 ishte Jelena Galonić.

 

Tani eshte rradha të sjellim një grup të hershëm popi nga Beogradi i njohur si Zana. Emri i grupit vinte nga emri i vokalistes së tij, Zana Nimani nga Gjakova e ndjekur nga kitaristi, Radovan Jovićević dhe tastieristi, Zoran Živanović. Shumë interesant është fakti se solistja Zana ka lindur nga prindër shqiptarë të Kosovës, nga qyteti i Gjakovës, ne vitin 1961, ndërsa karrierën e ka nisur në vitin 1976.

 

BAJAGA I INSTRUKTORI

Verujem (Unë besoj) eshtë një këngë ekzistencialiste. Kënga tregon një situatë pak surreale. është një burrë që ngre dilema rreth ekzistencës, natës, ndjenjave, tingujve. Eshtë natë dhe ai pret mëngjesin që gjërat të kthjellohen, pasi dyshimi është i madh: Verujem – Ne verujem (besoj – nuk besoj)

Bajaga i Instruktori janë një grup shumë i popullarizuar i pop  rrokut serb. Themeluar në Beograd në vitin 1984 nga kompozitori, tekstshkruesi dhe kitaristi Momçillo Bajagić grupi “Bajaga”, ka një diskografi të pasur dhe një bollëk të këngëve hit, që e vuri në krye të skenës së ish Jugosllavisë, së bashku me grupe si Bijelo Dugme dhe Riblja Čorba.
Shumë interesante ëshë fakti se të gjitha grupet rock të ish Jugosllavisë, kishin një popullaritet të madh në të gjitha republikat sllave, disqe të shitura, ture, koncerte, adhurim dhe simpati pa fund. Por pas vitit 1991, kohë kur u shpërbë Jugosllavia, notat nacionaliste ngritën krye dhe mikrpitja nuk ishte më diçka e thjeshtë. Kështu psh, grupit Bajaga i Instruktor në vitin 1994 nuk iu aprovua viza për të dhënë koncert në Slloveni dhe kjo gjë shkaktoi mjaft debate në median vendase. Vizat u moren vetëm me ndërhyrjen e presidentit slloven.
Si të gjitha grupet rock në botë, edhe Bajaga i Instruktor kishte ulje ngitjet e veta, inatet, ikjet, braktisjet, rikthimet. Një histori që vazhdon. E në gjithë këtë histori, grupi ka prezantuar 9 albume me një tematikë të pasur këngësh, ku mbi gjithçka spikat dashuria.

[/read]

Adi Basha

Radioman

81 posts | 1 comments

http://www.radiobar-on.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *