Kur duhet vetëm pak kohë që të shfaqet filmi biografik, dedikuar rrugës së jetës dhe të artit të Elton John, me titull “Rocketman”, diskutimet mes stafit të filmit dhe prodhuesit “Paramount”, janë akoma pa një konkluzion.
“Hollywood Reporter” shkruan se filmi do të shoqërohet nga një simbol censurimi (për t’u parë vetëm nga të rriturit ose të miturit në praninë e një të rrituri). I tërë filmi në fakt, sikundër vetë jeta e Elton John, është një mozaik me sex, drogë dhe muzikë.
Padiskutim që kjo do të transmetohet edhe në film. Madje ka një skenë intimiteti midis këngëtarit (të luajtur nga Taron Egerton) dhe (aktorit Richard Madden) i cili luan rolin e ish-menaxherit dhe të dashurit të Elton John, John Reed, ku mbizotëron lakuriqësia, betimet e dashurisë dhe ku dikush thith kokainë. Kjo ka bërë që kompania filmike “Paramount”, t’i kërkojë stafit të filmit, eliminim e kësaj skene, por akoma nuk ka një përgjigje.
“Rocketman” do të dalë më 24 maj në Britaninë e Madhe dhe 31 maj në Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë vetë Elton John ka njoftuar se në tetorin e ardhshëm do të dalë në treg autobiografia e tij e parë dhe e vetme, botuar nga Henry Holt & Co.
One Comment