Pink Floyd: “The dark side of the moon” mbush 46 vjeç
Nëse ekziston një album “epokal”, pa dyshim, ai është “The dark side of the moon”nga Pink Floyd, që sot mbush 46 vjeç.
Nuk është albumi më i shitur në historinë e muzikës rock – megjithëse janë mbi 45 milion kopje të shitura- por sigurisht është një ndër më të rëndësishmit.
Përmendim një fakt: kur doli në treg në vitin 1973, nuk kishte asnjë dyqan Hi-Fi që nuk e përdorte këtë album si një demo për të shfaqur veçoritë dhe cilësitë e pajisjeve për shitje.
Ne duam ta festojmë këtë ditë, duke i lënë artistët që i kemi nderuar gjatë viteve, të interpretojnë listën e tyre legjendare.