EMERUESI I PERBASHKET MUZIKOR MES JUSH DHE FEMIJEVE TUAJ

EMERUESI I PERBASHKET MUZIKOR MES JUSH DHE FEMIJEVE TUAJ

4
253
0
Thursday, 11 April 2019
Vinyl

Kjo liste eshte per ata prinder te cileve u ka ardhur ne maje te hundes duke degjuar gjithe diten muzike te Bang Bang-ut, me Peppa Pig, Masha, Orso,  apo kenget e festivaleve te femijeve te kujtdo shteti qofshin, italian apo shqiptar,  me derra e me rosa ne cdo tekst.

 

Me kete liste ju mund te argetoheni, jo vetem duke degjuar muzike cilesore, por ne te njejten kohe edhe kenge muzikalisht komode per femijet e mbi te gjitha “te shendetshme” per te edukuar dhe kuruar shijet e tyre muzikore.

 

Mbajini femijet sidomos larg  “zhurmave” komerciale te diteve te sotme dhe degjoni bashke me ta, as me shume e as me pak,  por banda si Radiohead apo Smashing Pumpkins.

E fillojme listen tone pikerisht me “Mellon Collie and Infinite Sadness” per t’ju treguar qe e kemi seriozisht 🙂

 

Kjo kenge e Beach Boys flet per nje cift adoleshentesh qe duhen dhe enderrojne te martohen, por jane ende shume te vegjel.

Nese femija yt nuk di anglisht, atehere vendosja kete kenge pa problem per ta vene ne gjume, sepse nuk do fantazoje si adoleshentet e kenges:)

 

 

Ne te rriturit e dime qe kryeveprat muzikore flasin kryesisht per gjera dramatike!

E tille eshte edhe Sunday Morning, nje kryeveper e paqes, por qe ne fakt flet per paranojen.

Gjithsesi, per veshet e femijeve, melodia dhe zeri i paqte i Lou Reed kane nje fuqi relaksuese prej nina-nane per ta.

 

 

Nuk keni nevoje t’i flisni femijes per tekstet e kengeve te Radiohead dhe psikoanalizat e Thom Yorke … do t’i mesoje gjate jetes se cfare eshte apatia, antipatia,  nje pune mediokre, etj etj…, lerini te degjojne vetem muziken dhe zerin e No Surprise!

 

 

Nje prej kengeve me te famshme te grupit me te famshem te botes eshte kenduar nga kengetari me i PA FAMSHEM ne bote, madje baterist 😉

 

“Po rrija i shtrire ne shtepine e Asher-ve (familja e se dashures se Paul Mc Cartney-t njehere e nje kohe) dhe po mendoja nje kenge per Ringo-n”, tregon Paul per kengen e kenduar me vone nga bateristi i The Beatles, Ringo Star.

 

Shkrova per te nje kenge te thjeshte per tu kenduar, historine e nje plaku marinar qe i tregon femijeve se ku ka jetuar.

Gjithsesi Ringo e beri te famshme kete kenge.

 

Vendosjani femjeve ne vend te nje perralle argetuese.

 

 

Billy Corgan ne kete kenge imagjinon te jete nje lloj vampiri social, por femijet nuk do te kene frike nga kjo gje.

Melodia eshte perfekte per te perkunduar krijesat tuaja.

 

 

Ne kete kenge, teksti eshte po aq i lehte sa edhe melodia, me Eddie Wedder, qe imagjinon te rimisherohet ne objekte qe mbrojne dhe bejne te lumtur te dashuren e tij.

Problemi eshte kur te vije pjesa e variacionit me kitarre i Mike McCready …. aty leshojeni per pak femjen, sa per te bere nje Air Guitar 🙂  

Edhe nese do t’ju veshtroje i habitur, nje dite do t’ju kuptoje.

 

 

E nese femijen tuaj ende nuk e ka zene gjumi, atehere kjo kenge e ka ne titull ate qe ju po kerkoni te beni!

Eshte Ninulla e bandes alternative me nje karriere 40 vjecare, The Cure.

 

Lullaby eshte nje ninulle perfekte, por mos ja vendosni femijes kengen ta degjoje nga You Tube me video, sepse do te tmerrohet.

Pikerisht nga ato qe femijet kane frike me shume, merimangat dhe rrjetat e tyre 🙂

 

 

Gjume te embel femijes tuaj dhe … Good Listening to You 🙂

Adi Basha

Radioman

61 posts | 0 comments

http://www.radiobar-on.com

Leave a Reply

Your email address will not be published.