I VDEKUR NE 2010-EN NGJITET NE SKENE NE 2019-EN

I VDEKUR NE 2010-EN NGJITET NE SKENE NE 2019-EN

5
661
0
Tuesday, 09 April 2019
News

Ronnie James Dio është definicioni i shprehjes  që arti te bën te pavdekshëm.

 

Në fakt tek Ronald James Padavona , i mbiquajtur Dio  kemi dy komponentë që e bejnë të tillë; talenti (vokali) dhe epiteti artistik Dio (Zoti).

 

Eyeillusion studio do të risjellë në turne në Amerike këngëtarin me anë te hologramit.

 

Me të mbi skenë do të ngjiten për “ta shoqëruar ” të gjithë ish-anëtarët e bandës së tij me të cilët ai bëri turin e fundit në 2010-ën e që më pas u pagëezua me emrin Dio Disciples për ta shoqëruar atë sërish mbi skenë me ndihmën e teknologjisë së avancuar.

 

Teknologjia e “risjelljes” së te vdekurve mes nesh me anë të hologramit ka sjellë herë pas here debate (si në rastin e familjarëve të Tupac Shakur në 2012-ën) por në rastin e Ronnie James Dio, familjarët e tij janë mëse dakort dhe te lumtur që Ronnie respektohet në ketë mënyrë.

 

 

Ndoshta … Ronnie James Dio-n nuk duhet të vdesë askush pa e pare mbi skenë ose të paktën pa dëgjuar disa nga këngët e tij më të mira.

 

 

 

 

Adi Basha

Radioman

59 posts | 1 comments

http://www.radiobar-on.com

Leave a Reply

Your email address will not be published.