Kurt Cobain, ëngjëlli i mallkuar i rock-ut

Kurt Cobain, ëngjëlli i mallkuar i rock-ut

4
211
0
Friday, 05 April 2019
Today

Më 5 prill, 25 vjet më parë, Kurt Cobain qëlloi veten me armë mbi kokë. Edhe njeriu simbol i skenës së Seattle hyri në “Club 27”, ashtu si Jimi Hendrix, Jim Morrison, Janis Joplin, e më pas edhe Amy Winehouse.

 

Trupi i Kurt Cobain u gjet tre dite me vone me date 8 prill nga nje punonjes mirembajtjeje ne shtepine e tij dhe vetem ekspertiza mjeksore saktesoi daten 5 prill si daten ne te cilen ai qelloi vehten per vdekje

 


 

Akoma sot, mbi revolucionin e fundit autentik të muzikës rock endet një fantazëm, e bërë nga një seri tepër e gjatë vdekjesh të parakohshme: vdekja e Andrew Wood, lideri karizmatik i “Mother Love Bone”, unanimisht i njohur si themelues i lëvizjes “Grunge”, vdekja e shokut të tij të ngushtë dhe mikut të zemrës, Chris Cornell i cili krijoi varësinë shkatërruese ndaj heroinës që në moshën 24 vjeçare.

 

 


 

E më pas ajo e Layne Staley, këngëtari i “Alice in Chains”, fantazma e Scott Weiland, vokalisti i “Stone Temple Pilots” dhe më vonë i “Velvet Revolver”, Mike Starr, basist i “Alice in Chains”, një zinxhir vdekjesh që u mbyll me vdekjen vetëvrasëse të Chris Cornell në maj, dy vite më parë.

Megjithatë, Kurt Cobain mbetet ikona më e fuqishme dhe, siç ndodh shpesh për udhëheqësit, madje edhe kur ai sintetizon një udhëtim kolektiv.

 


Kurt Cobain është dhe ka qenë, një ikonë kundër vullnetit të tij. Me grupin “Nirvana” ai kishte arritur të sintetizonte ato fermentime muzikore, që vërtet u krijuan dhe u përqendruan në Seattle, por u bënë universale.

“Nevermind”, një nga albumet më të rëndësishme rock në histori, në vitin 1991 në mënyrë dramatike solli muzikë të pavarur (indiependent) në krye të klasifikimeve, duke u dhënë zë anktheve të asaj, që atëherë njihej si “Gjenerata X”.

Eshtë pikërisht ky rol prej stari, i imazhit të tij nëpër t-shirt-e, roli i personazhit të kopertinave, që ka ndikuar në shpërthimin e një trazire, që ushqehej nga rrënjët e fëmijërisë dhe që ka gjetur ushqim në skenën muzikore e cila, pavarësisht konotacioneve të saj dramatike, bëri të mundur që një qytet si Seattle-in, të transformohej nga qyteti i mërzitshëm verior, i njohur vetëm për selinë e Boeing-ut dhe për varrin e Jimi Hendrix, (gjithashtu falë ardhjes së Microsoft-it dhe Starbucks), në një nga metropolet më jetike dhe mikpritëse të botës.

 

Zemërimi dhe dhimbja post-punk e grupit Nirvana u bë zëri i një brezi, por Cobain padyshim nuk donte të luante rolin e tij.

Atij nuk i pëlqente as vëmendja e mediave-gossipp, të shkaktuar nga martesa e tij me Courtney Love, udhëheqëse shumë ambicioze grupit “Hole”, gjithashtu edhe ajo me probleme serioze të varësisë.

 

 

Gjetja e përgjigjes për pyetjen se përse një djalë 27-vjeçar vendos të qëllojë veten në kokë, kur ai është në krye të botës, është pothuajse e pamundur. Dhe është gjithashtu shumë e trishtueshme të mendosh se të jesh pjesë e “Club 27” është pasaporta më e mirë për të krijuar mit.

 

 

 

Në një moshë aq të vështirë, ekziston një nevojë e dëshpëruar për shembuj, të aftë për t’u ofruar si pikë referimi.

Për këtë arsye nuk mund të mos të të vijë keq për mungesën e një karakteri si Kurt Cobain, por nga ana tjetër asnjë nuk mund të parashikojë se si do të interpretonte apo çfarë kënge do të shkruante, sot kur do të kishte qenë vetëm 52 vjeç.

Ndoshta ia vlen të diskutohet qëndrimi që ka mbajtur Davidi Grohl, ish bateristi i grupit “Nirvana”. Dhe të shohim çfarë fati patën anëtarët e grupit pas vetëvrasjes së starit të tyre.

 

 

Chris Novoselic, basist dhe mik i cili, mban në kurriz edhe kostot e grindjeve dhe zemërimeve, ka tentuar vazhdimisht të largojë Cobain nga heroina, në thelb ai vetë u largua nga skena pas vetëvrasjes.

Ndërkohë Grohl, në vend që të braktiste karrierën, pas vetëvrasjes së Kobain, mori një jetë dhe karrierë të re: ai ndezi baterinë, formoi një grup të ri, mori kitarën dhe filloi të këndojë. Sot “Foo Fighters” janë një nga realitetet ndër më të spikaturit në aktualitetin e muzikës rock.

Grohl është një nga figurat më pozitive në skenën botërore. Ndryshe nga miku i tij i dëshpëruar, David Grohl kuptoi se bota ka nevojë për heronj të gjallë.


Gjatë punës për të ndërtuar këtë material, gjeta nje pjesë (audio tape) nga emisioni im i drejtpërdrejtë i 25 viteve më pare i datës 9 Prill 1994, kur isha në fillimet e karrieres sime si radioman 🙂  dhe natyrisht si nje fans i muzikës, vdekja e Kurt Cobain e dridhte zërin tim ne mikrofon edhe më shumë se emocionet normale.

 

Adi Basha

Radioman

61 posts | 0 comments

http://www.radiobar-on.com

Leave a Reply

Your email address will not be published.