Jovanotti, ndjek trendin, hap radio online

Jovanotti, ndjek trendin, hap radio online

4
470
0
Wednesday, 03 April 2019
News
Jova Beach Party, seria e koncerteve festive të Jovanotit në plazhet italiane, që janë programuar për sezonin e verës, do të ketë edhe një radio zyrtare.
Këtë gjë e ka konfirmuar kantuautori, duke u demostruar fansave të tij edhe ndonjë jingle të realizuar për radion e re.

 

Radio, do të debutojë online dhe do të jetë gati pas rreth një muaji. Për të është përgatitur edhe një aplikacion me emrin Jova Beach Party, përmes të cilit fansët do të mund të informohen për të gjithë turneun e Jovanoti-t, plazh për plazh.
Radio Jova Beach, bën të ditur Jovanoti, “do të transmetojë muzikë dhe programe aventuroze për një publik të hapur dhe kureshtar”.

 

Edhe pse është shumë i ngarkuar me përgatitjet e Jova Beach Party, gjatë javëve të fundit, ai ka gjetur gjithsesi kohë për të regjistruar muzikë të re. Jovanoti ka fluturuar për në Malibu për t’u bashkuar në studion e regjistrimit me Rick Rubin, producent me famë ndërkombëtare, me të cilin ka punuar për albumin e tij të fundit “Oh, vita!”.
Jova Beach Party do të nisë zyrtarisht me 6 korrik e do të vazhdojë në të gjitha plazhet e Italisë, deri në fund të gushtit.

Adi Basha

Radioman

59 posts | 1 comments

http://www.radiobar-on.com

Leave a Reply

Your email address will not be published.