“Livin’ on a prayer”! Në kroçierë me Bon Jovi-n në Mesdhe

“Livin’ on a prayer”! Në kroçierë me Bon Jovi-n në Mesdhe

3
493
0
Sunday, 31 March 2019
News
Nëse jeni fans i Jon Bon Jovi-t, dy kroçiera që do të nisen gjatë këtij viti, mund të bëhen pjesë e udhëtimit tuaj. Njëra ka si destinacion Mesdheun, ndërsa tjetra Karaibet. Eshtë një mundësi shumë e mirë për të shkuar në një cep tjetër të botës me kroçierë, bashkë me idhullin tuaj rock.

 

Norvegian Jade ne te cilen do te lundrojne Bon Jovi me 2200 fansa te tij ne Mesdhe

E quajtur “Runaway to Paradise”, të dyja kroçierat do të mbajnë së bashku rreth 2200 fansa të Bon Jov-it për 4 ditë aksion non stop.

 

Pishinat ne kuverten e siperme te Norvegian Jade Cruise

 

Kroçiera e parë udhëton nga Miami në Nassau, Bahamas, gjatë muajit prill me kroçierën “Norwegian Jade”, ndërsa e dyta shkon nga Barcelona, në Palma, Majorka, gjatë muajit gusht, me “Norwegian Pearl”.

 

Argëtimi shkon përtej muzikës, pasi mysafirët mund të shohin disa nga veshjet, çmimet, kitarrat dhe detaje të tjera nga koleksioni personal i yllit të rock-ut, Jon Bon Jovi. Nëse nuk doni që të flini në bordin e anijes, Bon Jovi do të bashkohet me më të zhurmshmit e udhëtimit për të performuar së bashku në pishinën e kroçierës. Mysafirët mund t’i bëjnë pyetje dhe pastaj të shijojnë koncertin e tij të plotë me 11 pjestarët e “Kings of Suburbia Band”.

 

 

Artistë të tjerë të së njëjtës linjë do të jenë në bord për të gjithë ngjarjen, ndërkohë që do të ketë edhe panele të organizuara me pjesmarrjen e figurave kryesore të jetës së Bon Jovi-t, duke përfshirë edhe vëllain e tij Matt.

 

 

 

Mysafirët të cilët mund të prenotojnë në 400 kabinat e para, do të lejohen të bëjnë një fotografi me Jon-in, ndërkohë që të gjitha kabinat e tjera do të përfshihen në një lotari për të fituar një nga 50 mundësitë, për një foto me artistin e madh. Çmimet për udhëtimin shkojnë nga 1500 $ – 6500 $ për person.

 

Adi Basha

Radioman

59 posts | 1 comments

http://www.radiobar-on.com

Leave a Reply

Your email address will not be published.