Sherr komshinjsh mes Robbie Williams dhe Jimmy Page

Sherr komshinjsh mes Robbie Williams dhe Jimmy Page

4
573
0
Friday, 29 March 2019
News
Jimmy Page, i Led Zeppelin, ka folur publikisht për herë të parë në lidhje me pretendimet se fqinji, Robbie Williams, ka imituar “Black Sabbath” për ta fyer atë.
Historia nis në dhjetor, kur Jimmy humbi betejën e tij pesë vjeçare me anëtarin e ish-Take That, pasi Kensington and Chelsea Council, miratoi kërkesën e Williams për të ndërtuar një pishinë nëntokësore në shtëpinë e tij në Londrën perëndimore.

 

[read more]

 

Legjenda e kitarës frikësohet se gjatë gërmimit për pishinën do të shkaktohen dëme “katastrofike” në rezidencën e tij të stilit gotik, e klasifikuar si e klasit të I, Tower House.
Muajin e shkuar, një padi e nënshkruar me emrin “Johnny” u paraqit në Kensington dhe Chelsea Council, duke pretenduar se Williams ka luajtur muzikën e Black Sabbath, Deep Purple dhe Pink Floyd me zë të lartë duke e mërzitur qëllimisht Jimmy-n.
Denoncuesi anonim ka shtuar që “Williams ka vënë edhe një paruke me flokë të gjata, gjithashtu ka vënë një jastëk poshtë këmishës, në tentativë për t’u tallur dhe për të imituar barkun e fryrë të zotit Robert Plant, gjë që është shumë fyese për moshën e tij të avancuar”.

 

Shtepia e Jimmy Page (majtas) dhe shtepia e Robbie Williams (djathtas)

 

Kjo është “e turpshme”, thuhet në letër, “zoti Plant kujtohet për këmishën e tij të hapur në skenë dhe fakti se ai nuk mund të performojë më në këto kushte për shkak të moshës, e bën imitimin të turpshëm.
Përfaqësuesit e Robbie Williams kanë rrëzuar pretendimet e raportuara, ndërsa Jimmy Page nuk e pranon se ka qenë ai që ka bërë akuzën, ndërsa gjestin e Williams e quan “shaka të turpshme”.
“Unë nuk e kam akuzuar Robbin pse ai ka luajtur muzikë me zë të lartë nga Black Sabbath, Pink Floyd dhe Deep Purple për të më mërzitur mua – as pse ka vënë parukë të bardhë në kokë”, tha Jimmy për “Press Association”.

 

“Realiteti është se asnjë akuzë e tillë nuk është bërë. Me sa duket ishte ideja e dikujt për një shaka. Unë kurrë nuk kam akuzuar Robbie për sjelljen e tij personale. Do të doja të takoja në shëtitje këtej rrotull shtëpisë për ta ndergjegjësuar se për çfarë bëhet fjalë. Qëllimi im i vetëm është të mbroj ndërtesën ku jetoj e cila është klasifikuar si e klasit të parë, pasi nga gërmimet për pishinën do të jetë në rrezik”.
Duke folur mbi një takim të mundshëm, Jimmy tha: “Nëse ata (Robbie Williams dhe gruaja e tij Ayda Field) do të jenë duke diskutuar mundësinë e një takimi, ata duhet të lidhen me mua, si komshinj që jemi, kështu që do ta mund ta diskutonim dhe jo të humbisnim kaq shumë kohë”.
Page dhe Williams janë në koflikt që kur Williams bleu shtëpinë e të ndjerë të Michael Winner, në Kensington, për 17.5 milionë stërlina, në dhjetor 2014.
[/read]

Adi Basha

Radioman

59 posts | 1 comments

http://www.radiobar-on.com

Leave a Reply

Your email address will not be published.