Rikthehen Rammstein: provokojnë nacionalizmin me 9 minuta klip

Rikthehen Rammstein: provokojnë nacionalizmin me 9 minuta klip

4
906
0
Friday, 29 March 2019
News
Nëntë minuta klip, me një prodhim gati hollywood-ian që e bën të duket më shumë si një film me metrazh të shkurtër: Rammstein janë rikthyer!

 

[read more]

Klipi i ri i Rammstein, “Deutschland”, është më në fund në internet dhe mund të shihet nga të gjithë. Dhe duhet thënë se polemikat kanë nisur para se klipi të dilte, duke pasur parasysh mënyrën provokuese të veshjes të anëtarëve të bandës me të cilën shfaqen. Ata të gjithë janë veshur si të burgosur të hebrenj të Holokaustit.
Të parët që u ngritën kundër klipit ishin shoqatat hebraike, duke akuzuar grupin e “Du Hast” për shfrytëzimin e tragjedisë së Holokaustit.

 

Por kjo është vetëm një pjesë e një klipi të gjatë dhe të strukturuar të kthimit të linjës së Till Lindemann: nëntë minuta të gjata dhe një prodhim thuajse hollywood-ian për këngën e parë të albumit të ri.

 

Drejtuar nga Spektrum Berlin, klipi zë fill në kohët romake dhe shpaloset gjatë gjithë kohëzgjatjes së tij në të gjitha epokat që kanë karakterizuar historinë gjermane. Krahas anëtarëve të bandës, figurë kryesore e veprës është një grua me ngjyrë, një modele interesante dhe misterioze, e cila ndoshta është personifikimi i Gjermanisë. Një personazh të tillë, mbase  fanatikët nacionalistë nuk do ta pëlqejnë, por ne si tifozë të Rammstein i pëlqejmë provokimet e tyre.

 

 

Në fund të klipit, përveç datës me numrat romakë, një e shkruar “Deutschland” gjithashtu shfaqet në gjermanisht. Cili është titulli i albumit të ri? A është ky album një kritikë ndaj valës së ksenofobisë dhe antisemitizmit që po prek Evropën, përfshirë Gjermaninë? Ose të dyja bashkë, kush e di!
Ndërkohë, është bërë e njohur data e daljes së albumit të ri: 17 maj 2019. Kjo është një ngjarje e shumëpritur, dhjetë vjet pas daljes së albumit të fundit “Liebe ist für alle da”.

[/read]

 

 

Adi Basha

Radioman

78 posts | 1 comments

http://www.radiobar-on.com

Comments are closed.