Këngët e U2 që bënë historinë e muzikës

Këngët e U2 që bënë historinë e muzikës

5
1102
0
Thursday, 28 March 2019
Vinyl
Një guidë e këngëve më të mira, me të cilat grupi i Bono-s ka ndryshuar historinë e muzikës
U2 nuk ishin këngëshkruesit më të mëdhenj, kur gjatë shkollës së mesme formuan grupin e tyre. U deshën disa vite që grupi i Dublinit të shndërrohej në grupin më të mirë botëror të historisë duke krijuar këngë epokale.

 

Disa nga kryeveprat e tyre, në fakt janë përfshirë në debutimin e 1980-ës, “Boy”, ndërsa tre vite më vonë, politika do të hynte e do të bëhej pjesë e muzikës së tyre, duke frymëzuar këngë si “Sunday Bloody Sunday” dhe “New Year’s Day”. Kur publikuan “The Joshua Tree”, shtatë vite pas nisjes së karrierës, ishin shndërruar në kantautorët më të mëdhenj të dekadës dhe, me nisjen e viteve ’90, bëhen akoma e më të fortë. Në vitet 2000 kthehen tek tingujt e fillimit të karrierës, me klasiket si “Beautiful Day” apo “Moment of Surrender”, deri në vitet e fundit me “Songs of Innocence” dhe “Songs of Experience” që kanë shënuar kthimin në origjinë. Një karrierë legjendare të cilën do ta tregojmë përmes dhjetë këngëve të tyre më të mira.

 

[read more] 

10. Even Better Than the Real Thing

 

Origjinali bazohej tek një motiv që The Edge (emri i artit i kitarristi, krijuesit dhe backvokalistit të njohur të U2) e përcaktonte si “gjëja më e përafërt me Rolling Stones që kemi bërë apo kemi kërkuar të bëjmë”. Kjo pjesë fillimisht u quajt “The Real Thing”, por që u transformua gjatë regjistrimit.
Pas intros, kënga hyn në një atmosferë të errët, që drejtohet nga efektet e kitarrës së The Edge.
Duke folur për tekstin Bono është shprehur: “Kjo këngë është një reflektim mbi epokën në të cilën jetojmë, ku askush nuk po kërkon të vërtetën, por të gjithë kërkojnë kënaqësi të menjëhershme”.

 

9. I Will Follow

 

“Kjo vjen nga një vend i errët”, thotë Bono, duke folur për hapjen e këngës, që përfaqëson kulmin e debutimit të U2, një këngë e frymëzuar “nga një ndjenjë e madhe zemërimi dhe dëshire”. Kënga fokusohet tek dashuria e një fëmijë dhe nënës së tij (nëna e Bono-s vdiq kur ai ishte dhjetë vjeç) kjo këngë i dha një nxitje të madhe skenës britanike post-punk.
“Më kujtohet që kam marrë në dorë kitarën e The Edge dhe kam luajtur një akord të fuqishëm, për të treguar agresivitetin që doja të transmetoja”, tregon Bono. “Goditjet në rënie u bënë duke kaluar një pirun në telat e biçikletës, si në një harpë”.
Kënga u bë menjëherë një nga pjesët kryesore gjatë koncerteve të grupit; The Edge kujton një shfaqje në Boston, në të cilën kënga u këndua tre herë para një turme në delir: “Kur zbritëm nga skena ndiheshim të pamposhtur”.

 

8. Moment of Surrender

 

Hiti bën pjesë në albumin e publikuar në vitin 2009, “No Line on the Horizon”, me të cilën U2 kanë mbyllur praktikisht çdo koncert të turit 360 ̊ dhe është një refleksion shtatë minutash për varësinë. Shprehja “moment of surrender”, në fakt, është pjesë e gjuhës së përdorur nga një Alkoolist anonim për të treguar momentin në të cilin një person pranon se ka nevojë për ndihmë. “Protagonisti i këngës është një i droguar”, ka rrëfyer Bono në vitin 2009. “Njoh shumë njerëz kurajoz që u është dashur të përballen me demonët e tyre. Ndoshta është një pjesë e imja që mendon: “wow, kam shpëtuar për një fije floku”. Producenti Daniel Lanois, që në të shkuarën i është dashur të përballojë probleme të varësisë, ka ndihmuar për të shkruar melodinë e koreve. Pjesa tjetër e këngës u improvizua gjatë një “jam session”(takim informal ku instrumentistët improvizojnë), gjatë të cilit banda improvizoi një version që më pas u bë edhe versioni përfundmitar i këngës. “Kjo këngë tregon për një ndjenjë që unë kthehem të provoj nga koha në kohë – një ndjenjë e çuditshme, kur prisni një sinjal nga Perëndia, që në fakt kurrë nuk vjen”, rrëfen Bono.

 

7. With or without You

 

“Kjo këngë nuk tingëllon si ndonjë tjetër e epokës së saj”, thotë The Edge. “Nuk ka asgjë të mentalitetit të viteve 1980. Ajo vjen nga një vend krejtësisht i ndryshëm “. Me tingullin e saj të mprehtë dhe videon e saj lo-fi, “With or without you” ishte si një plagë në rock-un e zhurmshëm të viteve ’80, një këngë që i dha grupit U2 vendin e parë të klasifikimit në Shtetet e Bashkuara, duke i transformuar ato në popstars planetar. “Ju nuk mund të imagjinoni ta dëgjoni një këngë të tillë në radio,” thotë Clayton, “ndoshta në një kishë”. Teksti i këngës është frymëzuar nga heronjtë e lëvizjes së të drejtave civile në Shtetet e Bashkuara dhe nga gazetaria e re e viteve 1960. “With or without you”, e ndërtuar mbi një bazë me kitarë që kornizohet nga zëri i Bono-s, mbetet një nga gjurmët më të njohura në karrierën e U2-së, një meditim i dhimbshëm në fytyrat e ndryshme të një historie dashurie.

 

6. Where the Streets Have No Name

 

Me një hyrje gati dy minuta me kitarë, kënga e parë e albumit “The Joshua Tree” është një himn i lirisë. The Edge shfaqi versionin demo të regjistruar në studion e shtëpisë së tij, por produkti përfundimtar erdhi si rezultat i një procesi shumë të gjatë dhe të lodhshëm, aq sa bashkëproducenti Brian Eno më vonë deklaroi se gjysma e kohës së shpenzuar për të regjistruar të tërë albumin, shkoi për të regjistruar këngën “Where the Street have No Name”.
“Ne kishim një dërrasë të zezë gjigante në të cilën kishim se çfarë kërkonim të bënim”, tregon Daniel Lanois. “Dukej si një orë shkencore mësimi. Kjo tregon një ide shumë të fuqishme. Ju mund ta quani atë “shpirt” ose “imagjinatë”, vendi ku mund ta shihni Perëndinë “.
Për videon, e cila u bë ikonike si homazh për koncertin e fundit të Beatles, grupi luajti në çatinë e një dyqani të pijeve në Los Anxhelos në një nga orët më të ngarkuara të ditës. “U ndërpre qindra herë, por ngarkesa emocionale e videos është e gjitha për shkak të ndjenjës së rebelimit; shijes së lirisë dhe një grupi fansësh që ndodhesin aty.

 

5. Bad

 

“Bad” është një këngë e fuqishme, me një temë të dhimbshme. Bono, në fakt, e shkroi këtë këngë për të folur rreth bumit të heroinës në Dublin në fillim të viteve 1980, e treguar nga këngëtari përmes tregimeve të njerëzve të tij të dashur. “Gjithmonë kam pasur respekt të madh për njerëzit e përgjegjshëm”, thotë Bono për këngën, “por gjithmonë kam respektuar edhe njerëzit e papërgjegjshëm. Eshtë një pjesë e personalitetit tim që i kupton e që do të donte t’i shpëtonte”.
Megjithatë, ishte fat i madh për këngën “Bad”, pasi nga DJ e radiove zgjidhej gjithmonë versioni live gjatë regjistrimit në EP Wide Awake në Amerikë, ose versioni 12-minutësh i bërë në Live Aid, që është bërë një nga momentet më të paharrueshme të të gjithë festivalit.

 

4. Sunday Bloody Sunday

 

“Ka shumë për t’u thënë për këngën që do të këndojmë tani”, kështu u shpreh Bono përpara turmës, para se të fillonte “Sunday Blood SundaY” në koncertin e regjistruar live: Under a Blood Red Sky , por jam duke folur shumë”.
Kjo këngë e ka ngjitur bandën në një nivel superior. “Po provonim të ishim “The Who” që takojnë “Clash”, shtoi Bono më vonë. Kënga është e frymëzuar nga masakra e vitit 1972, kur ushtarët britanikë vranë 14 protestues të paarmatosur në Irlandën e Veriut. “Me atë këngë ne donim ta trajtonim problemin dhe jo ta fshihnim poshtë qilimit”, tha The Edge në një intervistë.
Nuk ishte kënga e parë kushtuar “Bloody Sunday” (E Diela e Përgjakshme) – John Lennon dhe Paul McCartney lançuan një disk proteste para fundit të vitit 1972. Megjithatë, U2 me këtë këngë arriti të shkruante një himn të vërtetë të pacifizmit militant katolik, mes baterisë së Larry Mullen Jr., violinës së Steve Wickham – një i panjohur të cilin The Edge e kishte takuar në një stacion autobusi në Dublin – ndërsa zëri i Bono shtrëngon një flamur të bardhë në skenë. “Nuk më intereson politika, më interesojnë njerëzit që luftojnë me njëri-tjetrin me gurë e shkopinj, më shumë se sa politika, më intereson dashuria”, shprehet Bono.

 

3. Beautiful Day

 

Pas kapërcimit të viteve ’90, ku krijuan muzikë që nuk i afrohej albumeve të lançuara nga U2 në vitet 1980, grupi vendosi të mirëpriste vitet 2000 me rrënjët e tyre të shëndosha.
“Ka pasur një debat të madh në lidhje me tingullin e kitarave në “Beautiful Day”, tregon The Edge. “Ky ishte me të vërtetë tingulli i U2, tingulli i njëjtë që ne vetë kishim krijuar, por që e kishim braktisur. Ne diskutuam shumë, pasi jo të gjithë në grup ishin të bindur për kthimin tek ai tingull”. Banda pastaj bashkoi tingujt e tyre të origjinës me efektet eletronike, ndërkohë që Bono kishte shkruar një tekst të mirë mbi rëndësinë e mirëpritjes së dhimbjes, i frymëzuar nga një predikues australian, John Smith. “Ai më tregoi se si depresioni dhe dhimbja janë një nga sfidat më të rëndësishme në jetën tonë – tha Bono – është dhimbja me të cilën ne kuptojmë vërtet se po jetojmë”.
“Beautiful Day” shpërtheu në radio në fund të vitit 2000 dhe i dha një çmim Grammy grupit U2, duke kontribuar që albumi “All That You Can’t Leave Behind”, të zgjidhej si albumi më i mirë i vitit. Gjatë fjalimit të çmimeve, Bono deklaroi se “grupi ishte duke vazhduar punën e tij si grupi më i mirë në botë”.

 

2. I Still Haven’t Found What I’m Looking For

 

“Muzika që me të vërtetë më pëlqen është ajo që ju çon afër Zotit dhe që ju largon prej tij”. Në fakt ky pronocim i Bono-s flet për marrëdhëniet e këngëtarit me fenë. “Një himn për dyshimin, më shumë sesa për besimin”, komentonte Bono. E lindur pas një sezoni bllokimi, kënga është rezultat i punës së madhe gjatë periudhës për realizimin e “The Joshua Tree”. “Më kujtonte pak ” Eye of the Tiger” të luajtur nga një grup reggae”, tregon në konfidencë The Edge. “Kisha këtë beat të madh, rrëfen Daniel Lanois. Më kujtohet se e improvizova atë dhe Bono bërtiti papritur: Mjaft, mos këndo më “, pastaj filloi të shkruante melodinë siç e njohim sot” . Teksti i këngës është plot referenca fetare dhe imazhe të marra nga tradita e ungjillit amerikan, të para nga këndvështrimi i grupit. “Unë u përpoqa të rifilloj traditën, për ta shtrembëruar atë – tha Bono në vitin 1984 – kjo është ideja, që ende nuk kam gjetur atë që po kërkoj”.

 

1. One

 

Në një katalog dedikuar dashurisë romantike, besimit shpirtëror dhe drejtësisë sociale, nuk ekziston ndonjë këngë e U2 më e mirë për t’i trajtuar këto tema në mënyrë më të fuqishme, sesa kjo baladë e mrekullueshme. “Flet për të ndenjurit bashkë, por jo ajo ideja e vjetër hippie “shkojmë e jetojmë të gjithë bashkë”, rrëfen Bono. “Në realitet rrëfen të kundërtën. Kënga thotë “we are one, but we’re not the same”, se duhet të biem dakort me njeri-tjetrin për të mbijetuar në këtë botë”.
“Teksti, i lindur nga tensioni që grupi kalonte në atë periudhë, erdhi si një dhuratë nga qielli. “One”, konkretsht flet për U2″, rrëfen Bono. Muzika, e lindur nga disa akorde të The Edge, u arranxhua deri në ekstrem nga Brian Eno e Daniel Lanois, që shtuan tension dhe delikatesë origjinale në këngë. Rezultati është një ekuilibër perfekt mes tingujve intim dhe madhështorë. Ritmi dhe sfumatura e The Edge, udhëheqin udhëtimin e Bono-s, që nga fillimi gati duke pëshpëritur “Is it getting better?” deri në shpërthim – në të cilin këngëtari përsërit “love” me një zë të thyer”deri në falseto, plot me dhimbje e shpresë.
“One”, gjithashtu mbart me vete edhe një domethënie të fortë politike – regjistruar në Gjermani, ndërsa po shkohej drejt fundit të Luftës së Ftohtë”, miksuar në Irlandë.
Bono më vonë kujtonte: “ishim në tour në Europë ndërsa në Bosnje po shpërthente lufta, ndonjëherë luftohej 300 milje larg vendit ku ne këndonim”.
I publikuar si një single, kënga është kënduar në koncertet e bamirësisë për kërkimet mbi virusin AIDS dhe ingterpretimet me Johnny Cash apo Mary J. Blige e kanë bërë këngën edhe më emocionuese.
Ndërsa Axl Rose e ka përcaktuar si “një nga këngët më madhështore të shkruara ndonjëherë”, duke treguar se si kur e ka dëgjuar për herë të parë, nuk ka mundur të pushojë lotët”.

 [/read]

Adi Basha

Radioman

78 posts | 1 comments

http://www.radiobar-on.com

Comments are closed.