no-cover

Motley Crue – Pjesa “E Piset” e bandes me te famshme te Rock-ut

5
768
0
Sunday, 24 March 2019
News

Doli filmi më i ri autobiografik i një prej bandave me “Fobulous” të muzikës Rock në botë, THE DIRT of MOTLEY CRUE.

Duke xhiruar filmin banda 60 vjeçare gjeti energji për te kompozuar e regjistruar edhe dy këngë të reja “Ride With The Devil” dhe “Crash And Burn” përvec koverit që i bënë këngës “Like a Virgin” të Madonës.

Eshtë si ujët e pakët në ditët e sotme të dëgjosh këngë Rock të reja të bëra me miellin me të mirë të muzikës rock të viteve 80!

Koleksioni me 18 këngë përfshirë; ‘Dr. Feelgood’, ‘Girls, Girls, Girls’, ‘Kickstart My Heart’, ‘Same ‘Ol Situation (S.O.S.)’, ‘Shout At The Devil’ dhe baladen ‘Home Sweet Home’ janë kolonat zanore të filmit të tyre autobiografik i cili ndodhet prej kësaj fundjave në NETFLIX
Aktori anglez 24 vjeçar Douglas Booth do të interpretojë frontmanin Nikki Six në film.
Bateristi Tommy Lee do të interpretohet nga aktori 27 vjeçar, reperi amerikan Machine Gun Kelly – emri i vërtetë Colson Baker.
Aktori Uellsian Iwan Rheon, i njohur me Ramsay Bolton në Game of Thrones, do të interpretojë kitaristin Mick Mars dhe ylli australian Daniel Webber do të interpretoje këngetarin Vince Neil.

Adi Basha

Radioman

75 posts | 1 comments

http://www.radiobar-on.com

Comments are closed.