“Bohemian Rhapsody”, një video sqaron gabimet e filmit

“Bohemian Rhapsody”, një video sqaron gabimet e filmit

6
682
0
Friday, 22 March 2019
News

“Bohemian Rhapsody”, shume gabime per nje Oscar! Video qe sqaron gabimet e filmit!

 

Shumë është diskutuar për “Bohemian Rhapsody”, filmin që fokuson jetën dhe karrierën e yllit të rock-ut, Freddie Mercury – pasi sipas kritikave filmi përqëndrohet tek grupi Queen si dhe tek skenat e koncertit Live Aid. (Kujtojmë se aktori Rami Malek, për interpretimin e rolit kryesor ka fituar edhe një çmim Oscar si aktori më i mirë protagonist)!
Një ndër katër statujat Oscar që filmi ka fituar është ajo për montazhin më të mirë – dhe pikërisht ky çmim ka nxitur mjaft diskutime – më shumë se të apasionuarit e kinemasë, në këtë diskutim janë përfshirë ato të muzikës. Teza është se montazhi i filmit ka plot gabime dhe nuk e meritonte statujën e çmimit.
Teza qarkullon që një ditë pas ceremonisë dhe skena rreth së cilës përqëndrohen kritikat është tek kjo foto, ku pasqyrohet skena në të cilën grupi, i drejtuar nga një farë Freddie Mercury që mban veshur një xhaketë lëkure të bardhë, takon menaxherin e ardhshëm John Reid.
Gjatë këtyre ditëve është shpërndarë në rrjet një video prej 13 minutash që spjegon në detaje këto gabime. Ia vlen ta shihni, sepse spjegon në mënyrë të thjeshtë dhe efikase se si janë xhiruar dhe montuar skenat dhe se ku ka gabuar “Bohemian Rhapsody”.

 

Adi Basha

Radioman

78 posts | 1 comments

http://www.radiobar-on.com

Comments are closed.