Woodstock 50; në skenë do të ngjiten …

Woodstock 50; në skenë do të ngjiten …

4
562
0
Wednesday, 20 March 2019
News

…  Robert Plant, Greta Van Fleet, The Killers, Black Keys, Imagine Dragons etc

 

Michael Lang, promotor i tre ditëve legjendare të paqes, dashurisë dhe muzikës, pesëdhjetëvjetori i të cilit do të mbahet në mes të gushtit të ardhshëm, njoftoi organizimin e “Woodstock 50”, një ngjarje festive, e cila do të konkurrojë Live Nation – që do të mbahet, përsëri në të njëjtën ditë, në Bethel Woods.
Kështu nga 16-18 gusht të verës që kemi përapara, në Watkins Glen, një pistë që ndodhet në shtetin e Nju Jorkut, në fundin jugor të Liqenit Seneca, ku janë organizuar edhe garat për Grand Prixin dhe Formula 1 në Amerikë, në 1961 dhe 1975, disa prej emrave më të mëdhenj të muzikës do të performojnë në rock, pop, rap dhe rryma të tjera.
Killers, Raconteurs, Black Keys dhe i Greta Van Fleet do të prezantojnë realitetin më interesant të atmosferës rock, me të cilët bashkohen edhe emra më pop, si Imagine Dragons, Lumineers, Halsey e Miley Cyrus. Ish-pararendësi i Led Zeppelin Robert Plant, Santana, John Fogerty, Dead & Company, David Crosby, Joe McDonald Country dhe Canned Heat, përfaqësojnë linjën më klasike, ndërsa Jay-Z, Run Jewels and Common përmenden në mesin e realiteteve të hip -hop-it.
Detajet për shitjen e biletave, për momentin, ende nuk janë zbuluar: në faqen zyrtare të ngjarjes, www.woodstock.com, organizatorët premtuan se informacione më të hollësishme do të bëhen shumë shpejt të njohura. Sidoqoftë, është e lehtë të supozohet se çmimet e biletave do të jenë pak a shumë si ato të eventeve të mëparshme. Megjithatë ne në RadioBar po zbulojmë detajet e para të cilat u bënë të njohura vetëm mbrëmë.

Adi Basha

Radioman

59 posts | 1 comments

http://www.radiobar-on.com

Leave a Reply

Your email address will not be published.