“ALMA”, Albumi i ri nga Enrico Ruggeri

“ALMA”, Albumi i ri nga Enrico Ruggeri

6
773
0
Tuesday, 19 March 2019
News

Ka dalë në treg albumi më i ri i kantautorit italian Enrico Ruggeri, me titull “Alma”, të cilin autori e përcakton si ndër më të rëndësishmit e jetës së tij.

 

Disku është paraprirë nga kënga “Come lacrime nella pioggia” dhe shoqërohet nga një klip.
Veçori e albumit është se është regjistruar “live”, me këngë të kënduara drejtpërsëdrejti, në Anyway Studio dhe përmban 11 këngë, ku veçojmë edhe një bashkëpunim me Ermal Meta, me titull “Un pallone”.
Enrico Ruggeri, i cili ka rrënjët e tij në muzikën punk, i vendosur në mes të rock-ut dhe pop-it synthetic, pa ikur asnjëherë nga melodia, kthehet me këngë të reja që dëshmojnë për urgjencën krijuese që e ka karakterizuar atë, në këto mbi 40 vite karrierë, gjatë të cilës ai ka shkruar pjesë të historisë së muzikës italiane, për veten e tij, për Decibelët dhe për artistët e tjerë të mëdhenj.

Adi Basha

Radioman

78 posts | 1 comments

http://www.radiobar-on.com

Comments are closed.